Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet karvani që transportontë lëndë bërthamore në Brazil

Një kamion që transportonte karburant bërthamor në një nga centralet bërthamore të Brazilit është sulmuar nga një grup njerëzish të armatosur, të cilët u përplasën me armë me oficerët e policisë që ruanin karvanin.

Dërgesa e uraniumit u sulmua të martën në qytetin Frade, rreth 30 km nga Angra dos Reis, ku ndodhet fabrika e energjisë bërthamore “Angra 2”.

Pas një shkëmbimi intensiv të zjarrit me personat e armatosur, oficerët, të cilët nuk u lënduan, arritën të ndalojnë sulmin, tha policia.

“Eletronuclear”, dega e “Centrais Elétricas Brasileiras SA” që menaxhon fabrikën bërthamore “Angra 2”, theksoi se incidenti nuk shkaktoi vonesa në dërgimin e uraniumit. Kompania dyshin gjithashtu se sulmuesit kishin për qëllim të rrëmbenin ngarkesën.

Sipas policisë, sulmi ndodhi kur mjetet u ndalën në një mbikalim trenash, por nuk dihet ende nëse agresorët kishin për qëllim grabitjen e materialit bërthamor apo nuk kishin dijeni për lëndën bërthamore dhe po kryenin një grabitje të zakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *