Templates by BIGtheme NET

Mijëra euro për të shkuar në Itali dhe Gjermani, shkatërrohet grupi i trafikut

Policia italiane ka goditur një grup që merrej me kontrabandimin e emigrantëve, i përqendruar në Carpi.

Pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Bolonjës, karabinierët në Carpi arrestuan shtatë persona, të akuzuar për hyrjen dhe transportin ilegal të emigrantëve të huaj në territorin italian dhe në pjesë të tjera të Evropës.

Mbi 40 karabinierë u angazhuan në operacionin e zhvilluar sot në mëngjes, ndërsa në operacion u përfshinë edhe helikopterët.

“La Republika” shkruan se emigrantët pasi hynin në Greqi, mblidheshin pranë pikës së kalimit kufitar të Kakavijës për të udhëtuar më pas në drejtim të Igumenicës, pranë kufirit me Shqipërinë.

Një nga udhëtimet e ardhshme të planifikuara ishte transporti i rreth 30 emigrantëve me një anije peshkimi ankoruar në Trebisacce (Cosenza).

Katër italianë dhe dy turq, kanë organizuar së paku një duzinë udhëtimesh, duke sjellë një numër të madh emigrantësh në vendet e BE-së duke nisur nga muaji gusht i vitit të shkuar, muaj me të cilën filluan hetimet e deri në muajin shkurt të këtij viti.

Midis të arrestuarve është një 45 vjeçar italian, pronar i një bari në Carpi, i konsideruar si një nga krerët dhe një nga organizatorët e trafikut nga Turqia në Greqi e më pas në Itali nëpërmjet brigjeve të Adriatikut.

Pjesë e rëndësishme e grupit ishte edhe një 39 vjeçar turk, promotor dhe përfitues i drejtpërdrejtë i fitimeve të paligjshme. Ky i fundit kishte detyrën e rekrutimit të njerëzve për t’u transportuar, duke u dhënë udhëzime shoferëve dhe personave shoqërues për udhëtime, mbledhjen e parave, vendosjen e tarifave për personat e transportuar, pajisjen e emigrantëve me dokumente të rreme, etj.

Media të tjera italiane shkruajnë se midis të arrestuarve është edhe një shqiptar.

Gjatë kontrollit këtë mëngjes, gjysmë kilogram kokainë dhe një armë u kap në posedim të njërit prej të arrestuarve.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto