Vendosni fjalën kyçe....

Kur Ralf Gjoni deklaronte se do e digjte mandatin po të ishte deputet (Video)

Kandidati nga lista e LSI-së për Tiranën, Ralf Gjoni, u betua ditën e djeshme si deputet i parlamentit.

Para vajtjes në seancë, Gjoni, kaloi edhe një peripeci, pasi u sulmua me bojë nga një person sapo doli nga hyrja e pallatit ku banon.

Para pak muajsh, ai ishte i ftuar në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit, ku po diskutohej për situatën politike në vend.

Nga studioja e emisionit, Gjoni deklaroi se po të ishte deputet i PD-së apo LSI-së, do e kishte djegur mandatin, akt që u ndërmor nga deputetët e opozitës rreth një muaj më vonë.

Por tashmë kandidati që betohej për djegie mandati, dje u betua si deputet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *