Templates by BIGtheme NET

Shqipërisë i ndalohet hapi fals me Andorrën, asgjë tjetër veç fitores

Pas humbjes ndaj Turqisë në ndeshjen e parë në grup, që i kushtoi vendin e punës trajnerit Panuçi, Shqipëria luan ndaj Andorrës të hënën në mbrëmje.

Në këtë takim, ekipi do drejtohet nga Sulejman Mema dhe Ervin Bulku, deri në gjetjen e një trajneri që do drejtojë ekipin në ndeshjet e tjera në grup.

Humbja ishte një goditje e madhe për synimet e Shqipërisë për një nga tre vendet e para dhe sfida ndaj Andorrës merr për këtë arsye rëndësi të veçantë.

Deri tani nuk ka asnjë emër për drejtimin e ekipit pavarësisht takimit të presidentit të FSHF-së, Duka me teknikun italian, Reja.

Sfida e ardhshme është vendimtare dhe një rezultat negativ ndaj modestëve të Andorrës mund të varrosë përfundimisht ëndrrën e ekipit për një nga 3 vendet e para.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto