Vendosni fjalën kyçe....

Hysaj vendos të ardhmen te Napoli


“Corriere dello Sport” shkruan se e ardhmja e Hysajt do të vijojë të jetë te Napoli. Sipas të përditshmes italiane, të dy palët pritet të ulën në tavolinë këto ditë për të diskutuar kushtet e reja të kontratës, ku pritet që Napoli ti ofrojë një rinovim edhe për dy vite të tjera.

Ky vendim i klubit ka ardhur pas bekimit të marrë nga C.Ancelotti me italianin i cili beson tek aftësitë e anësorit të Kombëtares. Pavarësisht se gjatë këtij sezoni, Hysaj e ka kaluar pjesën më të madhe në stol, Ancelotti pritet ti jap një rol të rëndësishëm në mbrojtje duke e konsideruar një pikë të rëndësishme në projektin e tij për të ardhmen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *