Vendosni fjalën kyçe....

Sfida me Andorrën, Bulku thumbon Panuccin: Ky grup lojtarësh bënë të lumtur shqiptarët


Ervin Bulku do të jetë trajneri i Kombëtares shqiptare për ndeshjen me Andorrën. Në konferencën e sotme për shtyp, ish-mesfushori 38-vjeçar, u shpreh optimist për sfidën e ditës së nesërme teksa beson te grupi i lojtarëve.

I pyetur për deklaratën e Kristian Panuçit pas ndeshjes, për grupin e lojtarëve, Bulku nuk nguroi t’i kujtonte ish-trajnerit se ishte po ky grup që bëri të lumtur miliona shqiptarë me kualifikimin në Europianin e Francës.

Është e vërtetë që këta janë lojtarët, 30-35 prej tyre janë më afër ekipit kombëtar, këta janë 70% që bënë të lumtur shqiptarët duke shkuar në Francë. Do dinë të kalojnë këtë ndeshje, këto momente të vështira dhe besoj se do ta kalojnë e fitojnë ndeshjen nesër”-deklaroi Bulku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *