Templates by BIGtheme NET

Edi Reja kërkon 24 orë për të vendosur për stolin e Shqipërisë

Edhe pse kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Duka, tha se takimi me trajnerin italian Reja kishte qenë i rastësishëm, duket se kjo nuk është krejtësisht e vërtetë.

Emri i Edi Rejës, ish-trajnerit të Napolit dhe Lacios, është kthyer sërish në skenë për të marrë në dorë drejtimin e kombëtares shqiptare.

Tekniku italian ka deklaruar se i duhen 24 orë për të vendosur nëse do e marrë përsipër drejtimin e Shqipërisë. Ai ka deklaruar se shumë rëndësi në vendimin e tij do të ketë paraqitja e ekipit në takimin e sotëm ndaj Andorrës.

Humbja me Turqinë ka lënë në shije të hidhur tek ekipi, stafi drejtues dhe tifozët e ekipit kombëtar, që kanë pritshmëri. Kombëtarja Shqiptare synon një nga 3 vendet e para pasi Franca dhe Islanda janë dukshëm më lart kurse Turqia është kombëtarja e vetme me të cilën rivalizojmë teorikisht.

Për takimin e sotëm pritet që trajneri Mema dhe ndihmësi i tij, Bulku, të bëjnë disa ndryshime në formacion por nuk e kanë zbuluar ende listën e lojtarëve.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto