Templates by BIGtheme NET

Ndahet nga jeta këngëtari dhe kompozitori i famshëm amerikan

Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare këngëtari dhe kompozitori i famshëm Scott Walker. Lajmi është bërë publik nga shtëpia e tij diskografike, sikurse shkruan “Mirror”.

Këngëtari Scott ka qenë pjesë e bandës së famshme të voeve 1960-2970 sëbashku me John Walker dhe Gary Leeds.

Shkaku i vdekjes së Scot nuk është bërë ende i ditur.

“Për gjysmë shekulli, gjeniu i lindur me emrin Noel Scott Engel ka pasuruar jetën e mijëra njerëzve, së pari si pjesë e grupit Walker Brothers, dhe më vonë si artist solo, prodhues dhe kompozitor.

Scott Walker ka qenë një titan unik dhe sfidues i muzikës britanike. I guximshëm dhe i diskutueshëm, me punën e tij ai ka eksploruar vulnerabilitetin njerëzor dhe errësirën që e rrethon atë.”, thuhet në njoftimin e shtëpisë diskografike, që thotë se është e nderuar për punën 15-vjeçare me këngëtarin e ndjerë.

Scott Walker ka lindur në Amerikë por pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Britani.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto