Vendosni fjalën kyçe....

Qesh mirë kush qesh i fundit, boksieri e pëson pasi tallet me rivalin (Video)


Boksieri britanik Sam Maxwell e rrëzoi përtokë kundërshtërin e tij pas një goditjeje të mahnitshme, teksa ai po e tallte dhe po përpiqej ta vinte në lojë.

Francezi Sabri Sederi, po tallej me kundërshtarin e tij duke bërë numra në ring, por e pësoi keq pasi u rrëzua në tokë nga një grusht i marrë në mjekër. E gjitha ndodhi kur nga përfundimi i ndeshjes kishin mbetur më pak se 14 sekonda.

Gjithçka ndodhi në raundin e dhjetë në ndeshjen për titullin europian për peshën super të lehtë në “Leicester Arena”, ku vendasi, Maxwell, ishte në pozita të këqija pasi ishste rrëzuar në tapet më herët.

Duke besuar se fitorja ishte e afërt, Sederi filloi të ulte duart, të kërcente dhe të tallej me britanikun e raskapitur.

Megjithatë Sederi kishte besim te vetja më shumë sesa duhet dhe pas uljes së vigjilencës mori një goditje të fortë që e rrëzoi në tokë duke ia dhuruar fitoren kundërshtarin që shpërtheu i gëzuar me stafin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *