Templates by BIGtheme NET

Shqipëria udhëton drejt Andorrës, kërkon pikët e para

Shqipëria luan sot ndeshjen e dytë në grup, e vlefshme për fazën në grupe të kualifikueseve për Euro 2020.

Pas humbjes ndaj Turqisë, që çoi në shkarkimin e trajnerit Panuçi, ekipi ka udhëtuar drejt Andorrës, ku do përballet me kombëtaren modeste të këtij vendi ku do kërkohet me çdo kusht fitorja pasi një tjetër hap fals mund ta nxjerrë Shqipërinë përfundimisht nga gara për një nga tre vendet e para.

Ekipi drejtohet në këtë takim nga dyshja Mema-Bulku, deri në gjetjen e një trajneri të ri, edhe pse deri tani nuk ka ende asnjë emër për këtë.

Për këtë takim, ekipi nuk ka ndonjë mungesë të rëndësishme por mbetet për t’u parë nëse dyshja drejtuese do bëjë ndryshime në formacion.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto