Templates by BIGtheme NET

“S’më pëlqen të shoh filma horror” – Maradona “kryqëzon” Argjentinën pas humbjes

Diego Maradona ka “ngacmuar” ekipin e futbollit argjentinas për paraqitjen e dobët në ndeshjen miqësore kundër Venezuelës, të cilën e humbi me rezultatin 3-1.

Dy herë kampionët e botës zhvilluan një ndeshje miqësore të premten në “Ëanda Metropolitano” në Madrid, ku u mundën paq nga kundërshtarët e tyre me më pak emër, pavarësisht pranisë së liderit të tyre Lionel Messi, i cili u rikthye me ekipin.

Mposhtja tronditëse e Argjentinës nuk shkoi pa u vënë re nga fituesi i Kupës së Botës në vitin 1986, Maradona, i cili sulmoi lojtarët dhe menaxherët e ekipit, duke këmbëngulur se ata nuk meritojnë të drejtën për të veshur bluzën e kombëtares.

“Unë preferoj të mos shikoj filma horror, por unë nuk e di se si grupi i paaftë që është në krye të Argjentinës mendon se do të mundë Venezuelën”, tha Maradona duke komentuar humbjen e Argjentinës.

“Më lëndon sepse ndjehem argjentinas në thelb, por me gjeneratën e lojtarëve si Ruggeri, Batistuta, Caniggia, skuadra aktuale nuk e meriton të veshë fanelën”, shtoi ai.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto