Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Në përgjimet e prokurorisë për dosjen “Agron Xhafaj” janë edhe politikanë të lartë


Ervin Salianji ka bërë një tjetër deklaratë të fortë sonte në emisionin “Opinion’ në lidhje me dosjen “Agron Xhafaj” ku tha se në përgjimet e vetë Prokurorisë kanë rënë politikanë të nivelit të lartë,

Salianji ngriti akuza të forta edhe ndaj drejtorit të Policisë së Fierit që u kap në përgjim duke folur me Fredi Alizotin, i demaskuar tashmë si dëshmitari i rremë në çështjen “Agron Xhafaj”.

Përgjimet janë zyrtare, janë të prokurorisë me vendim gjykate. Të bëra nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në momentin kur unë jam person nën hetim, e kam detyrim ligjor por dhe brenda prokurorisë ka prokurorë të ndershëm.

Ka të përfshirë prokurorë dhe politikanë të nivelit të lartë. Direkt me Fredi Alizotin. Ai ka marrë para dhe drejtori i policisë. Aty ka dhe luftë mes klaneve të Partisë Socialiste. Ka drejtorë policie që degjenerohen nga njerëz siç është ky zotëria i dënuar. Ky vendos gjoba nëpër biznese. Vendos gjoba për një llogari të një bande të famshme”- tha Salianji. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *