Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet sërish pretenca për Klement Balilin


Shtyhet sërish seanca për Klement Balilin te Gjykata e Krimet të rënda. Shkak është bërë mungesa e avokatit Theodhori Sollaku dhe vetë Balilit. Avokati mbrojtës i atij që konsiderohet “Escobari i Ballkanit”, ka munguar për arsye shëndetësore.

 Prokuroria sot pritej të lexonte konkluzionet përfundimtare dhe të kërkonte dënimin për Klement Balilin, por këtë tani do e bëjë në seancën e radhës që u caktua me 2 prill.

Avokati i caktuar kryesisht Remzi Ponari kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen. Ndërkohë gjykata vendosi të pezullojë dhe afatet e paraburgimit për Klement Balilin.

Mbi Klement Balilin rëndojnë 4 akuza: Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal” “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim dhe moskdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë” “Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Ai u vetëdorëzua më 15 janar të këtij viti. 46-vjeçari u vetëdorëzua pas një kërkimi dy-vjeçar ndërsa të gjitha operacionet e policisë për kapjen e tij kishin dështuar.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet