Vendosni fjalën kyçe....

Media greke publikon foton: Grabitësi i vrarë, Admir Murataj


Media greke “Ant1” shkruan se grabitësi i vrare sot gjatë grabitjes në Rinas është Admir Murataj.

Grabitësi i vrarë nga policia ditën e sotme si pjesëmarrës në ngjarjen në Rinas nuk është i panjohur  për autoritetet greke.

Sipas Ant1 ai është Admir Murataj, i cili është arratisur së bashku me 10 shqiptarë të tjerë nga burgu i Trikalas në vitin 2013.

Pas arratisjes së tij, më 16 maj 2013, ai kishte grabitur një bankë në Lamia së bashku me një shqiptar tjetër dhe shuma e vjedhur tejkalonte një milion euro.

Gjithashtu, më vonë, mori pjesë në një grabitje në një supermarket në Perister.

Pesë banditë të armatosur me armë dhe granata kaluan rrethimin e aeroportit me një fugon dhe neutralizuan punonjësit e sigurisë që po ngarkonin çantat  me para në avionin me destinacion Vienën. Nën kërcënimin e armëve, ata morën çantat me para , i ngarkuan në kamion dhe u larguan.

Një punonjës lajmëroi policinë që i ndoqi ata dhe në një shkëmbim  zjarri një nga grabitësit u vra.

Në qershor të vitit 2016, tre persona kishin hyrë  aeroportin dhe ishin larguar me një mjet të transportit të parave që do të dërgonte çantat me para për transport me avion të cilat përmbanin 1.000.000 euro. Në shkurt 2017, personat e armatosur kishin grabitur një automjet të transportit të parave jashtë aeroportit dhe kishte marrë 3,500,000 euro./Hashtag.al

Shkrimi i plotë: Δραπέτης των φυλακών Τρικάλων ο νεκρός ληστής στα Τίρανα


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *