Arsenalit arriti të triumfojë ndaj Napolit me rezultatin 2-0, duke hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinales.
Nuk ka falur as Çelsi që ka mposhtur minimalisht Slavian e Pragës, ku aktivizohet dhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, Piter Olainka.
Në 2 sfidat e tjera u shënuan plot 10 gola. Benfika triumfoi ndaj Ajntrakht Frankurtit me rezultatin 4-2, ndërkohë që Valencia mposhti me rezultatin 1-3 Vijarealin.