Vendosni fjalën kyçe....

Dokumenti që bën përgjegjës Lleshajn për sigurinë e aeroportit të Rinasit


Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, përpara se të merrte këtë post ka qenë kryetar bordi në Aviacionin Civil, që duhej të mbikqyrte sigurinë në aeroportin e rinasit.

Lleshi ishte emëruar me firmën e kryeministrit Edi Rama si kryetar të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil në vitin 2017, në një periudhë pasi kishin ndodhur disa grabitje në Rinas, më e fundit në atë kohë ishte ajo e 9 shkurtit të vitit 2017.

Dokumenti që shihni më poshtë u publikua mbrëmjen e kaluar në studion e emisionit ‘Opinion’.

Ky institucion përbëhet nga kryetari dhe 4 anëtarët e këshillit drejtues të këtij autoriteti. Ministrja tjetër  Belinda Balluku, që drejton dikasterin e Infrastrukturës dhe Energjisë, deri para se të merrte këtë post ishte drejtoreshë e Aviacionit Civil. Vendin e Lleshajt si kryetar i këshillit drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil e ka zënë Artan Shkreli, i cili është njëkohësisht zv.ministër në dikasterin e drejtuar nga Balluku.

Por edhe pse Lleshaj dhe Balluku kishin deri dje për detyrë të forconin sigurinë në aeroport, me grabitjen e dy ditëve më parë në Rinas duket që nuk është bërë shumë përpara në këtë aspekt.

E megjithatë, të dy ministrat ia vunë fajin pronarëve kinezë të koncesionarit TIA të aeroportit të Rinasit, mbi përgjegjësitë e sigurisë për grabitjen e parave. Ditën e djeshme, Balluku shkarkoi dhe Drejtorin e Aviacionit Civil, Krislen Keri, të emëruar në këtë post pas largimit të saj./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *