Templates by BIGtheme NET

Peshëngritësi Shoraj merr medaljen e bronztë në Europian

Krenar Shoraj ishte peshëngritësi i radhës i delegacionit kuqezi, që u impenjua në Europianin e Batumit në Gjeorgji, por prova e tij në pedanë ishte larg pritshmërive, e mbyllur gjithsesi me një medalje bronzi.

Sportisti shqiptar nuk ia doli të futet në podiumin që priste, por u rendit i treti në shtytje, gjë që i dha një medalje të merituar.

Me një peshë trupore te 88 kilogramët, Krenar Shoraj e nisi mirë me provën e parë në shkëputje, ku ngriti 155 kilogramë. Shtangisti kërkoi ta përmirësojë bilancin e tij me 5 kilogramë më shumë, por nuk arriti dot, ndërsa edhe në tentativën e fundit për të hyrë në podium nuk mundi të mbajë 161 kilogramë mbi supe.

Në shtytje, Krenar Shoraj arriti të ketë sukses fillimisht me 195 kilogramë, por dy provat që pasuan ishin për t’u harruar. Vetëm idhulli i vendasve, Davitatze, dhe armeni Mkriçian arritën të jenë më lart në paraqitje në shtytje.

Kështu, Shoraj mori medaljen e bronzit në këtë disiplinë, ndërsa në dygarësh doli i gjashti në kontinent. Prova e fundit e kuqezinjve do të jetë të shtunën me Endri Karinën.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*