Festa e titullit në Seria A për Juventusin është shtyrë në sfidën e rradhës pasi edhe pse mjaftonte një barazim, “zonja e vjetër” nuk ia doli përballë Spal.
Golit të të riut Kean, SPal i është përgjigjur me dy gola nga Flocari dhe Bonifazi.
Duket se titulli do vendoset javën e ardhshme ndaj Fiorentinës në Juventus Stadium.
Për bardhezinjtë duket se më me interes tashmë që praktikisht e kanë siguruar titullin kampion, është përballja me Ajaks në Champions League.