Templates by BIGtheme NET

I kapen 800 fishekë, kapet në Kakavijë shtetasi grek

Një shtetas grek është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës teksa po transportonte drejt Greqisë një sasi të madhe fishekësh.

Pas kontrollit të mjetit me të cilin udhëtonte, 49-vjeçarit me iniciale E.F., me banim në Janinë iu kapën rreth 800 fishekë.

Njoftimi i policisë

“Policia Kufitare godet një tentativë për trafik të armëve dhe municioneve luftarake. Arrestohet në flagrancë një shtetas grek  i cili  tentoi të trafikonte për në shtetin grek një sasi të konsiderueshme municioni luftarak.

Sekuestrohen  në cilësinë e provës materiale rreth 800 fishekë.Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të analizës së riskut , më datë 14.04.2019, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë përzgjedhur  për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë një automjet që drejtohej nga  shtetasi grek E.F., 49 vjeç, banues në Janinë.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e  Policisë Kufitare në PKK Kakavijë, në pjesën e brendshme të mjetit gjetën një arkë metalike e mbështjell me rroba dhe një qese plastike, brenda të cilës kishte rreth 800 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për  Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit grek E.F., për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.”

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*