Templates by BIGtheme NET

Merkel i lë dorën “ngrehur” presidentit ukrainas, shihni reagimin e Poroshenkos (Video)

Kancelarja gjermane, Merkel, ia ka lënë dorën në ajër presidentit ukrainas, Poroshenko, duke e lënë këtë të fundit disi të habitur me gjestin.

Kjo nuk është hera e parë që Merkel e lë homologun e saj ukrainas paksa të hutuar. Herën e fundit, ajo përshëndeti gardën e nderit të Ukrainës gjatë vizitës së saj në Kiev me fjalët “përshëndetjet për ushtarët” në vend të frazës standarde “Lavdi Heronjve”, e cila lidhet me lëvizjen nacionaliste ukrainase.

Takimi i fundit midis presidentit ukrainas Petro Poroshenko dhe kancelares gjermane Angela Merkel me sa duket nuk ka shkuar sipas planit në çdo aspekt.

Përdoruesit e mediave sociale kanë tërhequr vëmendjen në një moment, i cili u transmetua në një kanal televiziv rus, kur Merkel shmangu shtrëngimin e dorës të ofruar nga homologu i saj.

Në vend të kësaj, Merkel i kërkoi Poroshenkos për të lëvizur pak në anën tjetër të skenës dhe presidenti ukrainas e tërhoqi dorën e tij sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto