Templates by BIGtheme NET

Basha: BE-ja të monitorojë reformat e sundimin e ligjit edhe në Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka kërkuar nga Sllovenia që Bashkimi Europian të monitorojë zbatimin e reformave dhe sundimin e ligjit në Shqipëri ashtu siç po bën në Bosnje Hercegovinë.

Ai e bëri deklaratën në fjalën e tij në Institutin Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin. Basha theksoi Raportin Priebe, një projekt që ndihmuar në tejkalimin e krizës në Maqedoninë e Veriut.

“Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015. Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e Priebe për të monitoruar të gjithë sistemin e Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri.” – tha Basha.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto