Banesa e një avokati është grabitur në qytetin e Durrësit.
Avokati të cilit i është grabitur kasaforta brenda banesës është Emond Saliu.
Në kasafortë dyshohet se ka qenë një shumë prej 350 milionë lekësh të vjetra e cila pretendohet nga Saliu.
Policia nuk ka ende ndonjë të ndaluar për grabitjen por dyshon se ajo mund të jetë kryer nga ndonjë i afërm i avokatit duke qenë se dyert dhe dritaret e banesës nuk janë shkallmuar.