Komisioneri për Zgjerimin, Hahn, ka bërë thirrje që Kosova të pezullojë taksën e vendosur para pak muajsh nga qeveria Haradinaj ndaj mallrave serbe.
Ai e ka bërë deklaratën në një postim në rrjetet sociale pas takimit me presidentin e Kosovës, Thaçi në Bruksel.
Hahn theksoi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vijojë ndërsa Brukseli sipas tij ka bërë sërish thirrje për heqjen e taksës, shkruan Lajmi.net
“Takim i mirë me Presidentin @HashimThaçiRKS. Është e rëndësishme që dialogu mes Serbisë e Kosovës të rinis me shpejtësi, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë e përsërita pozicionin e Bashkimit Evropian se tarifat ndaj produkteve serbe nga Kosova, duhet të paktën të pezullohen”.