Templates by BIGtheme NET

Kundërshtari nuk paraqitet, Poroshenko “debaton me veten”

Brenda 7 ditëve, ukrainasit duhet të vendosin në kutinë e votimit nëse duan t’i japin Poroshenkos një mandat të dytë – ose ta zëvendësojnë atë me Volodymir Zelensky, i cili më parë ka qenë komedian. Ky i fundit duket se po e mposht Petro Poroshenkon në sondazhe dhe presidenti sipas “RT“-së, në një përpjekje për të kthyer situatën në favor të tij e ftoi Zelensky-n në një debat të drejtpërdrejtë.

Mirëpo dy ekipet nuk ranë dakord për datën se kur duhej lënë debati. Poroshenko kërkonte ta zhvillonte sa më shpejt, ndërsa Zelensky preferonte një debat dy ditë përpara datës së zgjedhjeve. Në një aktivitet madhor të organizuar në stadiumin e Kievit, Poroshenkos iu desh të debatonte me veten, pasi Zelensky nuk u paraqit.

Presidenti ukrainas kaloi rreth një orë “duke pritur” për të në skenë dhe duke përsëritur pikat e fushatës së tij.

Poroshenko gjatë fjalës së tij tha se Zelenski kishte frikë të dilte në arenën e debatit. 

“Nëse ai fshihet nga njerëzit, kjo do të thotë se ai ka frikë. Kjo është një mundësi për të gjithë vendin që të shohë se çfarë frikacaku mund të zgjidhet për pesë vitet e ardhshme. Ai nuk u shfaq sot në debat, pasi i mungojnë argumentet.”, tha presidenti ukrainas.

Në raundin e parë, Zelenski fitoi 30% të votave, ndërsa Poroshenko u ndal në limitin e 16%-shit. Pritet të shohim se si zhvillimet e fundit do të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*