Templates by BIGtheme NET

“Historia franceze në flakë” – Macron premton të rindërtojë katedralen

Katedralja e Notre Dame-it në Paris i ka mbijetuar luftërave të shumta në mbi 850 vjet, ndjenjës anti-fetare të Revolucionit francez dhe dekadave të tëra neglizhimi nga ana e pushtetit, derisa zjarri i mbrëmjes së kaluar e dëmtoi seriozisht atë.

Pas shmangies së “skenarit më të keq” pasi zjarrfikësit arritën të shpëtonin strukturën e Notre Dame nga shkatërrimi total, Presidenti Emmanuel Macron u zotua ta rikthejë katedralen historike në lavdinë e saj të mëparshme.

“Këtë katedrale, ne të gjithë do ta ndërtojmë së bashku”, tha Macron nga vendngjarja, citon “RT“. 

“Ne do t’i bëjmë apel talenteve më të mëdha … dhe ne do ta rindërtojmë … Sepse kjo është ajo që presin francezët, sepse kjo është ajo që meriton historia jonë, sepse është fati ynë”, tha presidenti francez.

Arkitekti kryesor i punimeve në Notre-Dame, Philippe Villeneuve, premtoi gjithashtu të rindërtojë simbolin kombëtar.

“Ne kemi rindërtuar katedralen e Reims pas bombardimeve të gjermanëve gjatë Luftës së Parë Botërore dhe sot ne e shohim ende shkëlqimin e saj”, shtoi ai.

Macron premtoi të fillojë një fushatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve, ndërsa Fondacioni Heritage tha se do të nisë një “koleksion kombëtar” të fondeve për rindërtimin e Notre-Dame në Paris.

“Rindërtimi i katedrales do të marrë vite pune”, tha Eric de Moulins-Beaufort, president i Konferencës së Peshkopëve të Francës (CEF).

Nga zjarri nuk ka patur viktima, por një nga zjarrfikësit është plagosur rëndë duke u përpjekur të shuajë flakët.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto