Templates by BIGtheme NET

Një metodë e sigurt si të alarmosh strategët e propagandës Rama

Pano Soko, ekspert ekonomie, ka alarmuar qeverinë dhe mediet pranë saj, pas një llogaritje televizive, që mesa duket pati efekt.

Në emisionin e Adi Krastës, Soko llogariti se si krijohet buxheti i një tenderi që është dhjetrafish më i madh nga buxheti real. Si shembull mori një rrugë afër liqenit artificial, buxheti i të cilës është përcaktuar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Kjo është video e arsyetimit të ekonomistit dhe pyetjeve të Krastës:

Për çudi, pati reagime nga mediet afër qeverisë si “Gazeta Tema”, e cila në një shkrim publikon këtë përfundim: “”Klubi” mediatik i Adi Krastës dhe llokoçitja me një “ekspert” ekonomie se si na “vjedh” Erion Veliaj”.

Vini re se si futen në thonjëza fjalët “Klubi”, “ekspert” dhe “vjedh”. Pra, sipas kësaj medie, me pak fjalë këtu jo vetëm nuk ka të vërteta, por çdo gjë është qesharake.

Mirëpo, edhe një domain tjetër, “tesheshi.com”, merret gjerësisht me rastin, duke publikuar të njëjtin tekst shkrimi. Mes fjalëve të shkruara, thuhet se Soko nuk kishte prova bindëse dhe se duhej të qe Krasta që ta pyeste, mbi çfarë referencash i bëni këto llogaritje. (Lexo këtu shkrimin)

Pano Soko dhe Endri Fuga

Eksperti Soko jo vetëm që e ka shpërndarë në profilin e tij të ashtuquajturën kritikë, por ka dhënë edhe një përgjigje, për drejtorin e Komunikimit të Ramës, Endri Fugën.

“Fuge, Meqënëse te portali yt ke ngritur hipotezën e vërtetësisë së shifrave të përdorur nga unë tek Adi Krasta, atëherë do të të sqaroj dy gjëra të thjeshta dhe do të të bëj dhe një ftesë.

E para, çmimet që unë paraqita në emision, janë lehtësisht të gjetshme në treg…

E dyta, shifra e paraqitur në buxhetim …e gjen lehtësisht tek PBA 2019-2021 dokumenti zyrtar i Bashkisë miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

…Me Adin patjetër që i diskutuam shifrat, burimet dhe vërtetësinë…

Gjithsesi, nëse ti vazhdon të kesh dyshime, unë të ftoj ty, merr dhe Erionin, Maznikun, drejtora e kë të duash dhe dalim në një debat publik, në studio, në panel, apo në shesh zgjidheni ju, marrim dhe tabelën e Adit dhe i bëjmë bashkë aty llogaritë, në sy të gjithë njerëzve. Dhe të shohim kush ka të drejtë…, i fton Soko.

Po pse llogaritja e Sokos krijoi këtë shqetësim te socialistët?!

Së pari, sepse vjedhja që bëhet në tendera sipas ekspertit, u transmetua në një televizion me audiencë shumë të gjerë, nga jugu në veri të vendit, nga jugu në veri, lindje e perëndim të Tiranës (ndryshe nga hulumtime apo llogaritje të tilla në shkrime mediesh online me audienca më të zgjedhura, por edhe më të kufizuara). Kjo me siguri nuk u pëlqen socialistëve, për imazhin e tyre por edhe për diçka më praktike që ata presin në maj-qershor, fushatën elektorale të atij që kishte fryrë shifrat e tenderave , siç sqaroi ekonomisti.

Kjo ishte një nga kritikat më të forta për tenderat, transmetuar në kohë televizive. Me sa duket rrjedhja në televizion e saj, te “News24”, ka kapërcyer barrierën “televizionet i kontrollojmë”.

Së dyti, sepse eksperti ka folur për Adi Krastën, një gazetar dhe moderator kritik i qeverisjes së Ramës, por njëkohësisht me besueshmëri të lartë në publik.

Mjafton të shkëpusim një pasazh të shkrimit, ku faktohet se sa problematike bëhet rrjedhja e të vërtetave në studion e Krastës.

“E bën këtë në një formë edhe argëtuese, me një shpengim sportiv, duke qenë jo në lokal por në studion e Krastës.”, shkruajnë strategët e propagandës Rama.

U dashka shumë pak që strategët e propagandës së Ramës të dalin nga zona e tyre e rehatisë. Mjafton që informacionet të depërtojnë në kanale me audienca masive. /Valmora Gogo-Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto