Templates by BIGtheme NET

“Serbia dhe Kosova duhet të njihen në mënyrë të ndërsjellë” – Ambasadori amerikan në Beograd

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka theksuar se SHBA-të nuk kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ai ka përmendur edhe letrën e presidentit Donald Trump që parasheh njohjet e ndërsjella mes palëve, raporton “TV Prva”, shkruan Lajmi.net.

“A mund të presim presion të madh ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës në muajt e ardhshëm dhe a është e vërtetë se SHBA-të janë tërhequr nga një kompromis?”, ishte pyetja e gazetarit.

“Jo dhe jo!”, u përgjigj Scott.

“Ne shohim një zgjidhje të përgjithshme për këto pyetje, do të duhej të përfshinte njohjet e ndërsjella. Kjo ka qenë e theksuar edhe në letrën e presidentit Trump andaj nuk ka asgjë të re në lidhje me këtë”, shtoi ai.

“Ne presim që palët të kthehen prapa dhe t’i kthehen dialogut, kjo varet nga ju”, përfundoi Scott.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto