Templates by BIGtheme NET

Shqipëria zbret 7 vende në lirinë e medias, Maqedonia e Veriut përmirësohet me 14 vende

Maqedonia e Veriut është ngjitur me 14 vende në indeksin për lirinë e medias kurse Shqipëria ka zbritur 7 vende.

“Reporterët pa kufij” i publikuan gjetjet e raportit ditën e sotme.

Pas publikimit të këtij raporti ka reaguar presidenti Metai cili ka deklaruar se kjo është një kambanë alarmi që duhet t’i zgjojë të gjithë.

Reagimi i plotë i Metës

Me shqetësim të thellë përcolla sot konkluzionet e organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”, për regresin e Shqipërisë në raport me lirinë e medias.

Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias dhe paralajmërimi serioz i këtij raporti se “rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian është e gjatë”, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të na zgjojë të gjithëve.

Angazhimi i institucioneve dhe i shoqërisë në përkrahje të lirisë së të shprehurit është tregues për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe përgjegjësinë publike në vend.

Nuk duhet të harrojmë se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike.

Neni 49 i Traktatit të Lisbonës e përcakton qartë garantimin e lirisë së shprehjes dhe një vend i cili synon t’i bashkohet BE-së duhet të respektojë garantimin e saj.

Liria e medias është jetike për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike.

Në mënyrë të përsëritur kam dënuar me ashpërsi të gjitha sulmet dhe çdo akt dhune ndaj gazetarëve, që fatkeqësisht janë shpeshtuar kohët e fundit.

Sërish apeloj me forcë që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë dhe t’i jepet fund shantazhit, intimidimit apo çdo lloj tjetër presioni ndaj tyre.

Shpreh solidaritet të plotë me gazetarët e cënuar në misionin e tyre në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të demokracisë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*