Templates by BIGtheme NET

Sistemi “VAR” eliminon Mançester Sitin, goli i Llorentes ishte i parregullt

Ndeshja e kthimit çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes Mançester Sitit dhe Totenhemit ishte dramatike me plot gojën. Përtej rezultatit 4-3, ajo që ndikoi jo pak isht edhe sistemi VAR.

Në rastin e golit të tretë të londinezëve nga ana e Llorentes, gjyqtari turk iu drejtua sistemit VAR duke vendosur se goli i spanjollit ishte i rregullt.

Por sipas ish-gjyqtarit të FIFA-s dhe ekspertit të gjykimit, spanjollit Eduardo Iturralde Gonzalez, turkut i janë treguar pamjet e gabuara në rastin e golit të tretë të Totenhemit.

Gjatë transmetimit direkt nga ana e kamerave, ishte e qartë se cilat pamje duhet të vëzhgonte gjyqtari Cakir për të vendosur rregullsinë e golit. Llorente e preku në fakt fillimisht topin me dorë në mënyrë të pavullnetshme dhe më pas e devijoi atë me këmbë për në rrjetë.

Por gjyqtarit turk nuk iu treguan pamjet nga pas portës, të cilat e tregonin qartë prekjen me dorë të topit. Sipas Gonzalesit, edhe një prekje sado e vogël me dorë apo me parakrah e topit qoftë edhe në mënyrë të pavullnetshme, vlen për të bërë të parregullt një gol.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto