Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, që në nisje të seancës plenare, ka deklaruar se do të ketë dy grupe parlamentare të opozitës në Kuvend. Dhe krerët e kësaj opozite u zgjodhën pikërisht nga maxhoranca.
Ruçi njoftoi se grupi parlamentar i deputetëve të rinj të PD-së do të kryesohet nga Rudina Hajdari, ndërsa ata të LSI-së do të drejtohen nga Nimet Musaj, duke zëvendësuar kështu Edmond Spahon dhe Petrit Vasilin.
Opozita e re që socialistët po e promovojnë aq shumë, tanimë ka 27 deputetë në Kuvend, 13 nga listat e zgjedhjeve të 2017-ës të LSI-së dhe 14 të listave të PD-së. Me djegien e mandateve, opozita e drejtuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi synojnë të shkojnë drejt një qeverie të përkohshme dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Por maxhoranca nga ana tjetër, po mundohet të mbështesë krijimin e një opozite të re, nga kandidatët që kanë pranuar mandatet e djegura të PD-së e LSI-së. Nd=rkohë që PD dhe LSI janë jashtë Kuvendit, Ruçi sot zyrtarizoi dy grupet e reja parlamentare.
Deputetët e “opozitës së re”:
Tre nuk u dogjën mandatin që në fillim
- Lefter Koka
- Myslim Murrizi
- Rudina Hajdari
Nga lista e LSI
- Ylli Shehu
- Aurora Mara
- Enver Roshi
- Edmond Rrushi
- Ediola Braha
- Edlira Hyseni
- Elda Hoti
- Ralf Gjoni
- Nimet Musaj
- Enada Kociraj
- Amra Borova
Nga lista e PD
- Lefter Maliqi
- Alban Zeneli
- Ligoraq Karamelo
- Majlinda Halilaj
- Arben Elezi
- Adriatik Alimadhi
- Korab Lita
- Halit Jakimi
- Arlind Çarçani
Në pritje të marrjes së mandatit
Eugen Bojaxhi LSI Berat
Andi Përmeti PD Korçë
Erion Piciri PD Tiranë
Fatjona Dhimitri PD Gjirokastër