Struktura te Hetimit Doganor sekuestrojnë 1000 koli cigare kontrabande ne Doganën e Durrësit.
Autoritetet policore deklaruan se “Pas nje analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme për kontenierin me cigare, Drejtoria e Hetimit Doganor në Drejtori të Përgjithshme të Doganave, ushtroi kontroll në kontenierin me cigare, ku gjatë kontrollit u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.
Këto paketa me cigare nuk rezultojnë si marke cigaresh ndërkombëtare e regjistruar dhe e mbrojtur”.
Sasia e sekuestruar është 1000 koli me cigare me nga 50 steka, me 10 paketa, me 20 fije, gjithsej 10.000.000 fije cigare.
Drejtoria e hetimit doganor referoi rastin ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale: ” Kontrabanda me mallra qe paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose te akcizës”, të parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkallës se Pare Durres dhe me parneret nderkombetare, po kryhen veprimet e para hetimore.