Vendosni fjalën kyçe....

Kush e shpërndau foton mes Patozit dhe Hajdarit?


Fotoja pa mendje, që po e qarkullojnë mediet

Prej disa ditësh mediet afër Ramës kanë qarkulluar lajmin se Rudina Hajdari, që ka zgjedhur përkundër partisë me të cilën fitoi mandatin të mos e dorëzojë atë, do krijojë një parti të re.

Qenë të paqarta fillimisht për sigurinë absolute të krijimit të partisë, por u duk se dje u riaktivizua e njëjta ide: Rudina do krijonte një parti.

Shkrimi i “Tirana Post” ditën e djeshme

Ndërsa sot, një foto është publikuar nga një takim mes saj dhe Astrit Patozit, ish-deputetit të PD-së, i cili u kthye në një kundërshtar të partisë ku aderonte.

Takimi ka qenë krejt informal, në një kafene, duke dhënë idenë e shkrepjes së fotos pa dijeninë e tyre, më shumë në formën e një fotoje të kapur fshehurazi me nëntekstin “Uau, një bashkim i fuqishëm po ndodh mes Rudinës dhe Astritit”.

Por ajo që çudit është se të njëjtën foto, e kanë të gjitha mediet me logot e tyre, ku edhe ato afër Ramës kanë treguar një interes të veçantë për ta publikuar (“Report TV” raporton se është ky TV që e ka siguruar). Kush e shpërndau të njëjtën foto për të gjitha mediet njëkohësisht? Vetë personazhet e saj apo dikush, me raporte të afërta me to, u ka dhënë një dorë?!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *