Vendosni fjalën kyçe....

Një film i Clint Eastwood mbi lajmet e rreme, bazuar në një histori të vërtetë


Clint Eastwood

Nga JOHN NOLTE

Regjisori i çmimit “Oscar” Clint Eastwood është duke i ardhur rrotull “Baladës së Richard Jewell” si projekti i tij i ardhshëm, historia tragjike për një viktimë të hershme të medies së rreme.

Jewell ishte një roje sigurie 34-vjeçare në Lojrat Olimpike Verore të vitit 1996 në Atlanta, Georgia dhe fillimisht ai u vlerësua me të drejtë si një hero pasi zbuloi një çantë të mbushur me eksploziv dhe rrezikoi jetën e tij për të evakuuar zonën. Pas shpërthimit të bombës, dhjetëra të tjerë u plagosën dhe një person u vra. Megjithatë, nuk ka dyshim se shumë, shumë më tepër do të kishin vdekur, nëse Jewell-i nuk do të vinte alarmin.

Për fat të keq të Jewellit, përgëzimi për të nuk zgjati shumë. Ai ishte mbipeshë, i bardhë dhe nga jugu – objektivi i përsosur për mediat tona të krahut të majtë … Dhe kështu, tri ditë më vonë media raportoi se “F.B.I”-ja po e shihte atë si një të dyshuar të mundshëm. Nuk kishte prova kundër Jewell-it. E gjithë historia u bazua në një profil kriminal të bombarduesit.

Gazeta “Atlanta Journal-Constitution” nisi fushatën e urrejtjes duke krahasuar Jewell-in me vrasësin serial që fshihej pas një serie të tmerrshme të vrasjeve të fëmijëve në Atlanta.

Jewell me nënën dhe avokatin

Menjëherë, pjesa tjetër e medieve padiskutim, krejtësisht të papërgjegjshme dhe të pamatura shkuan në qytetin e Jewell-it, duke e portretizuar atë si djalë të një mamaje patetike, një djalosh i shëndoshë që dështoi në zbatimin e ligjit, një klloun në uniformën e rojes së sigurisë që krijoi bombën për t’u bërë vetë një hero.

Ndërsa “F.B.I”-ja bëri të vuante të shkretin njeri dhe komedianët e natës së vonë e poshtëruan, mediat tona të hidhura refuzuan të dyshonin ose të shprehnin ndonjë skepticizëm deri në momentin që u fut në lojë Prokurori i Përgjithshëm Janet Reno.

Pasi u lirua, Jewell-i paditi me sukses “NBC News”, “New York Post” dhe “CNN”. Vetëm padia kundër “Atlanta Journal-Constitution” u hodh poshtë.

Rasti Jewell, të cilin e mbaj mend si sot, ishte një shembull i hershëm dhe i paharruar i kancerit që tani ka vrarë besueshmërinë e medias amerikane.

Gjithçka që ne kemi parë që nga Rathergate për atë që u është bërë George Zimmerman, Brett Kavanaugh për djemtë nga Shkolla e Lartë Covington deri në Rrengun e Bashkëpunimit të Rusisë, tashmë ishte metastazuar në vitin ’96: besnikërisht për një administratë demokratike, transkriptim i padiskutueshëm për zbatimin e ligjit federal, zbatimin e ngurtë të një narrative politike për të shkatërruar një njeri të pafajshëm dhe objektivin “korrekt”: një jugor i bardhë.

Në vitin 2005, Eric Rudolph u deklarua fajtor për bombardimet.

Jewell-i nuk e mori veten kurrë nga shndërrimi në një shaka kombëtare. Disa njerëz të mirë u përpoqën ta ndihmonin. Ai madje punoi në zbatimin e ligjit, por ai kurrë nuk mund të largohej nga fushatat e fyerjeve kombëtare. Ai vdiq nga diabeti, zemra dhe sëmundjet e veshkës në vitin 2007. Ai ishte 44 vjeç.

Filmi i Eastwood do të bazohet në artikullin e shkëlqyer të “Vanity Fair” 1997 të Marie Brenner, “American Nightmare: The Ballad of Richard Jewell” (Makthi amerikan: Balada e Richard Jewell), që tregon historinë e “momentit të shkurtër të Jewell-it si një hero kombëtar, ndjekjen e tij nga federalët dhe shtypit dhe miqësia e tij e çuditshme me avokatin e panjohur jugor që e ndihmoi atë në torturën e tij publike “.

Në të kaluarën, Jonah Hill ka qenë i lidhur me rolin e Jewell-it me Leonardo DiCaprio duke luajtur avokatin e tij. Nuk ka ende detaje pë aktorët, edhe pse Hill dhe DiCaprio janë renditur si prodhues sipas IMDB. Skenaristi i “The Hunger Games” dhe i “Captain Philips” Billy Ray u është bashkangjitur për të shkruar skenarin.

Clint Eastwood është zgjedhja e përkryer për ta udhëhequr këtë. Ai do të tregojë të vërtetën dhe me gjasë e kupton se kjo tragjedi e rreme e lajmeve është edhe më e rëndësishme sot, sesa ishte 23 vjet më parë.

Clint Eastwood, i cili tani është 88 vjeç, është duke dalë nga zona e kritikave të “The Mule” (Mushka), të cilin ai e drejtoi dhe e luajti.

 

VINI RE: Shkrimi është pronësi intelektuale e “Breitbart.com”. Përktheu “Hashtag.al”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *