Është hapur lufta për një vend në Champions në Seria A, pasi edhe Atalanta është futur në garë përpos Milan, Inter dhe Roma.
Me fitoren e sotme ndaj Napolit, Atalanta është me pikë të barabartë me Milanin me të cilin ndajnë vendin e katërt.
Fillimisht Zapata e më pas Pasalic, ish-lojtar i Milanit, e vulosën rezultatin në 1-2.
Bileta e fundit e Champions do të mbajë gjallë kampionatit ndoshta deri në ndeshjen e fundit.