Templates by BIGtheme NET

Presidenti i Maqedonisë së Veriut zgjidhet në balotazh

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni do të përballen kandidati i mbështetur nga koalicioni qeverisës Stevo Pendarovski dhe kandidatja Gordana Siljanovska-Davkova nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.

Në një kohë kur janë numëruar 99.95% e votave, Stevo Pendarovski udhëheq me 4.582 vota më tepër se Gordana Siljanovska.

I treti renditet kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10,57 për qind ose 79.913 vota.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në zgjedhje morën pjesë 41.81 për qind e votuesve të regjistruar. Pra gjithsej kanë votuar 755.709 qytetarë. Të vlefshme janë konsideruar  gjithsej 722.897 fletëvotime kurse 32.825 fletëvotime janë të pavlefshme.

Kryeministri Zoran Zaev të dielën mbrëma tha: “Jam i bindur se në raundin e dytë do të kemi një president evropian për shtetin tonë”.

Ndërsa Hristijan Mickoski, udhëheqës i VMRO-DPMNE-së në opozitë që mbështet zonjën Siljanovska-Davkova tha “Ne fituam”.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto