Templates by BIGtheme NET

Dua Lipa mes fëmijëve refugjatë në Liban, tregon si familja e saj u largua nga lufta në Kosovë

 

Në vitin 1992, prindërit e Dua Lipës u larguan nga Kosova për t’i shpëtuar konfliktit dhe trazirave politike në Ballkan.

Kjo është arsyeja pse tri ditët që ajo kaloi në Liban duke vizituar fëmijët në vendbanimet e refugjatëve, kanë patur shumë ndikim te ajo.

“Kjo është personale për mua. Prindërit e mi ikën nga një rajon i shkatërruar nga lufta dhe ndërtuan një jetë për veten e tyre në një vend të ri. Dhe secili prej fëmijëve refugjatë që kam takuar ka prindërit ashtu si unë, të cilët janë përpjekur të marrin vendimet më të mira që mund të kishin për familjet e tyre.”, tha Dua në një deklaratë, citon mymixfm.com.

Fëmijët që Dua vizitoi kërkojnë të largohen nga konflikti tetëvjeçar në Siri. Libani është shndërruar në shtëpinë e rreth një milion refugjatëve sirianë, gjysma e të cilëve janë fëmijë.

“Ju nuk ndjeni me të vërtetë rrethanat e tmerrshme të refugjatëve sirianë, derisa t’i shihni ato me sytë tuaj”, tha Dua. “Por gjëja më e fuqishme që pashë, ishte shpresa”. 

“Unë gjithmonë besoj tek fëmijët, sepse ata janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të kujdesemi për ta,” vuri në dukje këngëtarja me origjinë shqiptare.

Dua aktualisht po punon për albumin e saj të dytë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto