Vendosni fjalën kyçe....

Duterte kërcënon të shpallë luftë ndaj Kanadasë: Do t’ju vijmë me anije!


Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka kërcënuar të shpallë luftë ndaj Kanadasë pas një mosmarrëveshjeje të gjatë diplomatike ndërmjet dy kombeve, mbi mbeturinat kanadeze që u hodhën në mënyrë të paligjshme në vendin e tij pesë vjet më parë.

“Dua që një anije të përgatitet. Unë do t’i jap një paralajmërim Kanadasë ndoshta javën e ardhshme që ata të tërhiqen nga ajo gjë ose do të lundroj atje”, tha Duterte.

“Ne do të shpallim luftë kundër tyre … Ne do të luftojmë me Kanadanë, mund t’i mundim ata, do t’i kthej plehrat e tyre vetëm të presin dhe të shohin,” shtoi ai, duke pretenduar se Kanadaja po e trajton vendin e tij si një “landfill mbeturinash”.

Rreth 103 kontejnerë me mbeturinave shtëpiake, shishe dhe çanta plastike, si dhe pelena të përdorura u dërguan në Filipine midis viteve 2013 dhe 2014, nën presidencën e Benigno Aquino III, nga kompania private “Chronic Plastics Inc”.

RT” shkruan se që atëhere, mbetjet e të paktën 26 prej kontejnerëve janë varrosur në një landfill të Filipineve.

“Unë do t’i këshilloj Kanadasë se mbeturinat tuaja janë rrugës, përgatitni një pritje madhështore, hani nëse doni”, vazhdoi Duterte.

Manila ka organizuar disa protesta diplomatike kundër Kanadasë, por pa asnjë dobi. Kanadaja ka refuzuar të marrë mbeturinat mbrapsht, duke pretenduar se ka mungesë të autoritetit për të detyruar kompaninë private përgjegjëse për të kthyer mbeturinat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *