Një debat mes kandidatëve deputetë në Parlamentin Evropian në televizionin La7 është bërë viral në rrjetet sociale. Kjo sepse jo vetëm që kandidatja e Lega Nord, Francesca Donato krahason Italinë me Shqipërinë por ajo flet edhe për suksesin e taksës së sheshtë në Shqipëri e cila nuk aplikohet më që prej vitit 2014.
Në debatin mes Carlo Calenda të PD dhe Francesca Donato e Lega, të dy kandidatë për zgjedhjet evropiane, të ftuar në programin Dimartedi në La7, kanë folur për taksën e sheshtë, propozim të Matteo Salvinit.
“Cilat vende?”, i thotë Calenda. “Në Shqipëri”, përgjigjet Donato. “Në Shqipëri? Nëse këto janë referencat tuaja jeni në gjendje të keqe”, i është përgjigjur kundërshtari.
Taksa e sheshtë nuk aplikohet që prej vitit 2014 në Shqipëri dhe është zëvendësuar me atë progresive por si duket kandidatja Donato nuk është përditësuar me ndryshimet.