Vendosni fjalën kyçe....

Politikania Donate e Legas në Itali bën gafën e cila bëhet virale: Në Shqipëri taksa e sheshtë funksionon (Video)


Një debat mes kandidatëve deputetë në Parlamentin Evropian në televizionin La7 është bërë viral në rrjetet sociale. Kjo sepse jo vetëm që kandidatja e Lega Nord, Francesca Donato krahason Italinë me Shqipërinë por ajo flet edhe për suksesin e taksës së sheshtë në Shqipëri e cila nuk aplikohet më që prej vitit 2014.

Në debatin mes Carlo Calenda të PD dhe Francesca Donato e Lega, të dy kandidatë për zgjedhjet evropiane, të ftuar në programin Dimartedi në La7, kanë folur për taksën e sheshtë, propozim të Matteo Salvinit. 

“Cilat vende?”, i thotë Calenda. “Në Shqipëri”, përgjigjet Donato. “Në Shqipëri? Nëse këto janë referencat tuaja jeni në gjendje të keqe”, i është përgjigjur kundërshtari.

Taksa e sheshtë nuk aplikohet që prej vitit 2014 në Shqipëri dhe është zëvendësuar me atë progresive por si duket kandidatja Donato nuk është përditësuar me ndryshimet.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet