Vendosni fjalën kyçe....

Opozita e bashkuar prezanton platformën dhe 10 detyrat e qeverisë tranzitore


Opozita e bashkuar ka prezantuar sot platformën dhe detyrat e qeverisë teknike, që është një nga parakushtet për zgjedhjet parakohshme të përgjithshme, të lira e të ndershme.

Opozita e bashkuar ka theksuar se Edi Rama nuk mund të garantojë zgjedhje të lira e kësisoj dorëheqja e tij është domosdoshmëri.

Sipas opozitës, qeverisa tranzitore ka 10 detyra kryesore të ndara më pas në dhjetëra nënpika, që do mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve.

  1. Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.
  2. Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.
  3. Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
  4. Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesioneve PPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
  5. Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.
  6. Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të letërnjoftimeve.
  7. Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.
  8. Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
  9. Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.
  10. Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për opozitën.

PLATFORMA ZGJEDHJE FINAL


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *