Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Shqipëria në krizë! Falë këtij regjimi humbëm negociatat!


 

Në Konventën Kombëtare të LSI-së, kryetarja e saj Monika Kryemadhi dha disa mesazhe lidhur me sfidën e kësaj force politike dhe opozitës në tërësi, duke ftuar t’i bashkohen LSI-së edhe gjithë socialistët e tradhëtuar nga Rama.

Sfida, sipas Kryemadhit është shkatërrimi i telekomandës që mban lidhur politikën, krimin e organizuar dhe oligarkët.

“Falë këtij regjimi dhe këtij kryeministri ne humbëm shanset për hapjen e negociatave, morën më qafë edhe vëllezërit tanë kosovarë.

Ne sot shohim një kryeministër që në emër të PPP-ve të famshme qeras oligarkët me 2.2 miliard euro. PPP-të janë që privati të punojë me paratë e tij dhe pastaj të marrë nga shteti por ky kryeministër e ka deformuar, shteti qeras oligarkët dhe pastaj oligarkët qerasin kryeministrin tonë të dashur.

Sot Edi Rama është një telekomandë me dy funksione: marrëse kur komandon krimin e organizuar dhe oligarkët dhe nga ana tjetër dhënës, ku komandohet nga krimi i organizuar dhe oligarkët.

Beteja jonë është shkatërrimi i kësaj telekomande. Që brezat të kuptojnë sa i rrezikshëm është bashkëpunimi i politikës, krimit të organizuar dhe oligarkëve. Ndaj sa më shpejt të shembet ky regjim!“, theksoi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së komentoi  edhe idetë e ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe zhvillimet e Samitit të Berlinit.

“Guxuan deri aty sa të hedhin në treg ndarjen e Kosovës dhe u desh një samit i tërë për t’i thënë jo ndarjes së trojeve të shqiptarëve! Sa më shpejt të shembet ky regjim, aq më shpejt Shqipëria do kthehet në shtëpinë e shqiptarëve!”, u shpreh Kryemadhi.

Hapje të partisë, “këmbën në gaz” dhe transparencë komentoi Kryemadhi për zhvillimet që e presin LSI-në. Delegatët e konventës votuan edhe Rezolutën LSI 2019

PJESË NGA FJALA E KRYEMADHIT:

“Shqiptarët tashmë nuk i gënjen dot as Rama dhe as klonet e tij lokale nëpër Shqipëri! Nuk i gënjej dot as unë as bashkëkryetari i opozitës! Nuk i gënjejmë sepse shqiptarët janë të ngopur nga gënjeshtrat!

Ne mund të fitojmë buzëqeshjen dhe zemrat e shqiptarëve vetëm nëse nënshkruajmë një kontratë me ta. Duhet të jetë e vërtetë, jo që të presim thonjtë, por të presim dorën e oligarkëve të krimit!

Ne duhet të ngremë një sistem që do të presë çdo dorë që do tentojë ta bëjë këtë gjë. Tashmë duhet me ligje, me nene, e shkruajtura e zezë mbi të bardhë!

Shqiptarët ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre, ndaj dhe puna jonë sapo ka filluar.

Shqipëria është në krizë të shumëfishtë.

Unë sot jam e  bindur se në bazë të një plani mafioz dhe asaj të ashtuquajturës Reformë në Drejtësi kemi mbetur pa Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese.

Ne sot shohim një kryeministër që në emër të PPP-ve të famshme qeras oligarkët me 2.2 miliard euro. PPP-të janë që privati të punojë me paratë e tij dhe pastaj të marrë nga shteti por ky kryeministër e ka deformuar, shteti qeras oligarkët dhe pastaj oligarkët qerasin kryeministrin tonë të dashur.

Sot Edi Rama është një telekomandë me dy funksione: marrëse kur komandon krimin e organizuar dhe oligarkët dhe nga ana tjetër dhënës, ku komandohet nga krimi i organizuar dhe oligarkët.

Beteja jonë është shkatërrimi i kësaj telekomande. Që brezat të kuptojnë sa i rrezikshëm është bashkëpunimi i politikës, krimit të organizuar dhe oligarkëve. Ndaj sa më shpejt të shembet ky regjim!

Falë këtij regjimi dhe këtij kryeministri ne humbëm shanset për hapjen e negociatave, morën më qafë edhe vëllezërit tanë kosovarë.

Po krimi i organizuar dhe oligarkia po rrezikon të ardhmen.

Më lejoni që të ftoj të gjithë ata socialistë të tradhëtuar…, t’i ftoj dhe të hapim dyert për ata që janë të drobitur nga sekti i Rilindjes dhe ne do të luftojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.

Guxuan deri aty sa të hedhin në treg ndarjen e Kosovës dhe u desh një samit i tërë për t’i thënë jo ndarjes së trojeve të shqiptarëve!

Sa më shpejt të shembet ky regjim, aq më shpejt Shqipëria do kthehet në shtëpinë e shqiptarëve!

Ne jemi shumicë sepse nga njëra anë është një grusht kriminelësh me disa kërpudha dhe nga ana tjetër janë shqiptarët që duan integrimin e Shqipërisë! Sot shumica është opozita e bashkuar dhe jo vetëm por me të gjithë ata shqiptarë që bashkohen dhe ta rrëzojnë këtë regjim kriminal!

Në Shqipëri do apo nuk do ai, do ketë zgjedhje të ndershme për të gjithëve shqiptarët! Koha e tij dhe e etërve të tij ka mbaruar!”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *