Vendosni fjalën kyçe....

“Kush është Barça?!”, videoja e Klopp-it bën xhiron në rrjet pas fitores


Pas fitores së Barcelonës, dhe reagimit epik të trajnerit Jurgen Klopp, në rrjetet sociale është bërë virale një video e tij.

Në videon e xhiruar verën e kaluar, Klop ironizon Barcelonën. Tekniku i të kuqve pyeti disa fëmijë në kuzhinën e një hoteli në Amerikë, se cilën skuadër ata mbështesnin. Por ndërsa ai priste që ata të zgjidhnin Liverpulin, njëri prej tyre zgjodhi Barcelonën.

“Barça? Kush është Barça?”, tha Klop duke qeshur.

Me fitoren e pabesueshme të Liverpulit dje kundër Barcelonës, me rezultatin 4:0, Jurgen Klopp nuk e fshehu dot entuziazmin.

Ndërsa fliste për “BT Sport” përdori edhe fjalë që nuk lejohen të përdoren në televizion. 

“Ora është 11:30, fëmijët kanë fjetur. Më gjobisni nëse doni, por këta djem ishin “fuc**g unbelievable” (të pabesueshëm)”, janë fjalët e Klopp.

Kaq ka mjaftuar që videot e mëparshme të Klopp të bëhen meme nëpër rrjete sociale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *