Vendosni fjalën kyçe....

“Barcelona në finale, eliminon Liverpulin”, videoja e gazetares bëhet virale


“Barcelona do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve, pas fitores kundër Liverpulit”, kështu thotë gazetarja sportive, Marta Fernandez, në një video që tashmë është bërë virale.

Por e vërteta është tërësisht ndryshe, i madh dhe i vogël e kanë parë se si Barcelona u mposht 4:0 nga Liverpuli, duke humbur shansin për t’u kualifikuar për finalen.

Videoja është bërë shkak për tallje dhe meme në rrjet, por gazetarja sipas “Mundod” ka deklaruar se videoja është xhiruar para ndeshjes, si parapërgatitje. Ajo ishte vendosur të mos publikohej, duke marrë parasysh rezultatin e  turpshëm të Barcelonës. Fernandez thotë se “përgatitja e një videoje nuk më bën një gazetare më të mirë apo më të keqe.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *