Templates by BIGtheme NET

Ambasadori amerikan: Turp, krimineli i luftës në krye të paradës ushtarake

Ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott, përmes një reagimi në “Twitter” tha se është një turp për Serbinë që gjenerali i dënuar për krime lufte Vladimir Lazareviç ka udhëhequr paradën ushtarake në Nish të Serbisë.

“Është turp që një kriminel lufte i dënuar, të marshojë para atyre të cilët po përpiqen t’i nderojnë aleatët të cilët kanë vdekur duke luftuar për drejtësi dhe paqe në Evropë. Dita e Evropës, Vlerat e Evropës”, ka shkruar Scott.

Bëhet e ditur se në paradën e së enjtes në Nish kanë marrë pjesë 4 mijë pjesëtarë të forcave të armatosura të Serbisë, 300 automjete dhe 40 fluturake, përfshirë edhe dy helikopterë luftarakë me ekuipazhe ruse, shkruan AP. Ambasadori vlerëson se kjo paradë ka treguar edhe njëherë besnikërinë e Beogradit ndaj Moskës.

Llazareviç, i cili ishte komandant i korpusit të Prishtinë dhe i Armatës së Tretë gjatë luftës në Kosovë, është dënuar nga Tribunali i Hagës për krime kundër njerëzimit në Kosovë me 14 vjet burg. Ai u lirua në dhjetor 2015 me kusht, pasi kaloi më shumë se 10 vjet në burgun e Sheveningenit.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto