Barcelona nuk heq dorë nga Griezmann. Francezi pëlqehet shumë nga klubi katalanas që do të përpiqet të luajë të gjitha kartat për ta marrë lojtarin në merkaton e ardhshme.
Paraqitjet zhgënjyese të Philippe Coutinhos dhe Ousmane Dembeles kanë bërë që Barcelona të mendojë seriozisht përforcimin me një tjetër lojarë klasi siç është Griezmann. Klauzola e largimit të lojtarit do të ulet nga 200 milionë euro në 120 milionë euro me 1 korrik.
Los Rojiblancos mund të mendojnë që të lirohen edhe nga paga e francezit që është 21 milionë euro, shkruan Marca. Ndërsa sipas s Le Parisien, lojtari është i gatshëm të pranojë një ulje të pagës për ta lënë Atleticon që të kalojë në Camp Nou.