Templates by BIGtheme NET

Pse nuk bëri foto me Metën e Kitaroviç, shpjegohet Vuçiç

Në Samitin e djeshëm të Brdo-Brijunit që u mbajt në Tiranë, nuk mbeti pa u vënë re fakti se presidenti serb aleksandër vuçiç nuk doli në foto me presidentin Ilir Meta, presidenten e Kroacisë, Kitarovic dhe atë slloven, Pahor.

Tanjug” shkruan se Vuçiç më në fund ka thyer heshtjen, duke e konsideruar të gjithën një keqkuptim.

 “Kam qenë pjesë e fotos zyrtare. Kur sheh dikë, shkon dhe i shtrëngon dorën. Këtë kam bërë me Kolindën, Pahorin dhe Metën, por ajo nuk ishte diçka zyrtare” – tha Vuçiç.

Presidenti serb u përgjigj dhe për komentet se shtrëngimi i duarve mes tij dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ishte i ftohtë.

 “Nëse tani po merreni se ishte një shtrëngim duarsh i ftohtë, apo nuk e di. Merreni si të doni. Ishte një takim në një bufe ku kishte edhe çaj të ngrohtë”, janë fjalët me të cilat Vuçiç i përgjigjet gazetarëve.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto