Templates by BIGtheme NET

Presidenti i ri i Maqedonisë: Ide më të keqe se ndryshimi i kufijve s’kisha dëgjuar!

Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pas marrjes së detyrës zyrtare, ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë.

Pendarovski thotë se dëshiron që të përfundojë sa më shpejt autostrada që Shkupi dhe Prishtina të afrohen dhe shprehet i lumtur që do të jetë presidenti i parë o Maqedonisë së Veriut që do të vizitojë Kosovën.

Në një intervistë për “RTK”, Pendarovski është shprehur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.Madje e ka konsideruar këtë si idenë më të keqe që ka dëgjuar.

 “Më të keqe se kjo ide nuk kam dëgjuar. Po të ishte e mundur që kjo çështje të zgjidhej në tavolinë, deri tash do të zgjidhej. Mbështes me të dy duart qëndrimin e Bashkimit Evropian që mbështet zgjedhjen për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që nuk e destabilizon rajonin”, – ka thënë Presidenti i ri maqedonas.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*