Templates by BIGtheme NET

“Status në FB në mes të ndeshjes?” – Xhudistit i bie celulari nga xhepi në tapet (Video)

Xhudisti portugez, Anri Egutidze, u skualifikua në mënyrë të çuditshme nga ndeshja e tij, pasi telefoni i tij celular, i fshehur brenda në xhepin e kimonos, ra në dyshemenë gjatë një ndeshjeje në “Grand Slam World Tour Judo” në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Incidenti i pazakontë ndodhi në fundjavë, gjatë ndeshjes për peshat deri në 81 kilogramë të meshkujve mes portugezit Egutidze dhe kundërshtarit të tij suedez, Robin Pacek.

Pacek ishte duke u përpjekur të kapte homologun e tij portugez, kur telefoni i këtij të fundit ra nga xhepi i kimonos, duke e detyruar arbitrin që të ndërpresë ndeshjen.

Xhudisti 23-vjeçar, e cili është me prejardhje gjeorgjiane pësoi një humbje teknike, me arsyetimin se kishte përdorur gjatë ndeshjes një objekt të paautorizuar në ndeshje.

Episodi i diskutueshëm shkaktoi komente të shumta në rrjetet sociale, ku sportisti vihet në lojë me komente nga më të ndryshmet për harrimin e telefonit në xhep.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto