Templates by BIGtheme NET

Analisti britanik: Merkel i dha fund idesë për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë

Sipas publicistit dhe analistit britanik, Tim Judah, ideja për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë  nuk është më në tavolinë, sepse u stopua në Berlin nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Kështu u shpreh ai në një intervistë për TV N1: “Kjo nuk do të thotë se tema e ndryshimit të kufijve nuk do të kthehet një ditë, sepse ajo është përmendur përgjatë 30 viteve të kaluara. Por, mendoj se aktualisht ajo është stopuar”.

Judah tha se shumica e njerëzve që njeh janë të ndarë rreth kësaj çështjeje, por sipas tij, ndryshimi i kufijve do të kishte pasoja negative për tërë rajonin.

“Mendoj se nuk ia vlen të preken kufijtë, sepse ky është një rrezik i madh. Dhe, aktualisht kjo më nuk është në opsion”, tha Judah.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto