Templates by BIGtheme NET

Vritet një shqiptar në Siri

Një shqiptar nga Kosova është vrarë dje në Siri. Sikurse raportojnë mediat në Ksoovë,  viktima është identifikuar si 23-vjeçari Rron Emini.

Ai kishte shkuar në Siri në vitin 2016. Vrasjen e tij e ka konfirmuar dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Po kemi informacion që një kosovar, i cili ishte pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini ka vdekur. Deri me tani këto informacione i kemi ne si autoritete të Kosovës”, ka thënë Tahiri për Express.

Mbi 300 shqiptarë të Kosovës janë bërë pjesë e ISIS-it, disa prej tyre janë kthyer në Kosovë e disa kanë pasur fatin e Rron Eminit.

Në muajin prill, institucionet kanë sjellë nga Siria 110  shtetas kosovarë, në mesin e të cilëve edhe katër burra që dyshohet se kanë qenë pjesë e luftës nën flamurin e zi të Shtetit Islamik.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto